Bota31 Mars 2023, 22:01

I akuzuar për sulm seksual, del nga qelia Andrew Tate

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për sulm seksual, del nga qelia Andrew Tate

Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga burgu në Rumani dhe janë vendosur në arrest shtëpie për 30 ditë.

Ish-kikboksieri profesionist 36-vjeçar dhe vëllai i tij Tristan janë duke u hetuar mbi akuzat për sulm seksual dhe shfrytëzim.

Lajmi është bërë i ditur nga gjykata e apelit në Bukuresht. “Gjykata e zëvendëson masën e paraburgimit të caktuar ndaj të pandehurve me masën parandaluese të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në deklaratë.

Ata po ashtu akuzohen për krim të organizuar dhe trafikim njerëzor.

andre tate sulm seksual burg