TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2023, 18:30

Ngritja e akuzave, djali i Trump sulmon demokratët: SHBA është kthyer në diktaturë

Shkruar nga Pamfleti

Ngritja e akuzave, djali i Trump sulmon demokratët: SHBA është

Donald Trump pritet të dorëzohet të martën para organeve të drejtësisë amerikane në New York.

Tashmë ka reaguar edhe djali i madh i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr duke pohuar se partia në pushtet po përpiqet të burgosë ish-presidentin “si në një diktaturë të botës së tretë”.

“Kjo po ndodh para syve tuaj”, shtoi ai në llogarinë personale në Twitter.

Ish-presidenti, i cili ka mohuar çdo akuzë dhe ka sulmuar vazhdimisht hetimet, e ka quajtur aktakuzën “persekutim politik” dhe ka parashikuar se ajo do të dëmtojë demokratët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Trump pritet të gjykohet për një pagesë prej 130 mijë dollarësh ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.

Daniels kontaktoi me mediat duke iu ofruar atyre shitjen e historisë së saj, pasi tha se kishte një aferë seksuale me kandidatin për president në vitin 2006.

trump akuza djali

Lini një Përgjigje