
Donald Trump do të dalë të martën pasdite në një gjykatë në Manhattan, kanë konfirmuar zyrtarët e gjykatës në Neë York.
Ish-presidenti amerikan do të udhëtojë për në Neë York të hënën përpara se të t’i dëgjojë akuzat të martën, thanë për CNN dy burime të njohura.
Ai po përballet me rreth 30 aktakuza të ndryshme, sipas dy burimeve të skyneës, por vetë aktakuza ka mbetur e mbyllur, siç është standardi përpara se të nis gjykimi.
Dalja e ish-presidentit amerikan para një gjykatësi në Manhattan mund të ndezë më tej ndarjet në të gjithë vendin.
Një aktakuzë është një procedurë gjyqësore në të cilën të pandehurit i lexohen akuzat dhe i kërkohet të deklarohet.
Megjithëse nuk dihen akuzat zyrtare, Trump deri më tani është hetuar në lidhje me shmangiet të taksave dhe të një pagese prej 130 mijë dollarësh për blerjen e heshtjes së aktores për filma të rritur, Stormy Daniels.