TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2024, 13:03

"I bëra të gjitha gabim", Meloni si Lulzim Basha me llogaritë, gafa me numrat bëhet virale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"I bëra të gjitha gabim", Meloni si Lulzim Basha me
Giorgia Meloni

Kryeministrja Giorgia Meloni nuk është shumë e zonja me llogaritë ose të paktën kështu u duk në emisionin 'Porta a Porta' mbrëmë ku ajo ishte i ftuar përballë Brono Vespës ku po fliste për dy vitet e qeverisjes.

Kryeministrja italiane po trajtonte çështjen e fondeve shëndetësore ku po demonstronte sesi buxheti nuk ka pasur shkurtime.

Kështu ajo mori celularin, hapi aplikacionin e makinës llogaritëse dhe filloi të shtypte numra që ishin shifra të së shkuarës në krahasim me të tashmen.

Por ajo gaboi në llogaritje, siç e pranoi e vetë duke thënë 'Po i bëj të gjitha llogaritë gabim, bëra një rrëmujë.'

Kur moderatori e pyeti Melonin për këtë kapitull të buxhetit, kryeministrja italiane nxori celularin dhe bëri llogaritë që kamera të tregojë, siç e përsërit prej ditësh ajo, se nuk ka shkurtime shëndetësore në buxhet.

Por pas tentativave të ndryshme që nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, duke përfshirë një lapsus në të cilën ajo pa dashje tha se ndarja për frymë për shëndetësi është më e ulët sot se në 2019.

“198 euro. Jo është 398, po i bëj të gjitha llogaritë gabim, bëra një rrëmujë", tha Meloni e sikletosur nga gafa live.

Vespa  u përpoq të zvogëlonte situatën duke i ofruar t'i huazonte celularin për të ribërë llogaritjen.

 

 

giorgia meloni

Lini një Përgjigje