
Të shtunën në mbrëmje, në sallën e hotelit Washington Hilton ku po zhvillohej darka e Trump me korrespondetët, mbizotëroi kaos,kur të shtënat nga jashtë bënë që të pranishmit në panik të nxitonin të fshiheshin nën tavolina dhe karrige.
Megjithatë, midis tyre ishte një përjashtim: Michael Glanz, një agjent i Agjencisë së Artistëve Kreativë dhe i ftuar në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku mori pjesë edhe Donald Trump, i cili qëndroi ulur, duke vazhduar të hante sallatën e tij i pa shqetësuar, sipas New York Times.
Në një intervistë të shkurtër të dielën, ai tha se nuk ishte prekur nga intensiteti i momentit dhe preferonte të shikonte se çfarë po ndodhte. “Unë jam një banor i New Yorkut,” tha ai. “Jetojmë çdo ditë me sirena dhe aktivitet intensiv. Nuk u frikësova. Kishte qindra agjentë të Shërbimit Sekret që lëviznin shpejt midis tavolinave dhe karrigeve, dhe doja të shihja se çfarë po ndodhte.”
Imazhi i reagimit të tij u transmetua nga CNN dhe shpejt bëri xhiron e mediave sociale, ku atij iu vu nofka "njeriu i sallatës".
Ai tha se shumë njerëz e pyetën pse nuk i ndoqi të tjerët. "Shumë njerëz më thanë: 'Pse nuk u shtriva në dysheme? Të gjithë në tavolinën tënde dhe në dhomë ishin përtokë'", vuri në dukje ai.
Ai dha shpjegimin e tij: "Para së gjithash, kam një problem me shpinën. Nuk mund të bija, dhe nëse do të bija, do të më duhej ndihmë për t'u ngritur. Dhe së dyti, jam jashtëzakonisht i kujdesshëm për higjienën. Nuk kishte asnjë mënyrë që të shtrihesha me smokingun tim të ri në dyshemenë e ndyrë të Hilton. Nuk do të ndodhte."
Un homme continue de manger sa salade pendant les tirs au gala de la presse à Washington pic.twitter.com/bgoC31L8tY
— BFM (@BFMTV) April 27, 2026
Lini një Përgjigje