TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2026, 15:28

Sulmi ndaj Donald Trump, FBI përshpejton hetimet; merr në pyetje disa dëshmitarë

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj Donald Trump, FBI përshpejton hetimet; merr në pyetje disa
Drejtori i FBI-së, Kash Patel

Drejtori i FBI-së, Kash Patel ka deklaruar se agjentët kanë kryer “dhjetëra e dhjetëra intervista” në të gjithë Shtetet e Bashkuara brenda më pak se 24 orësh për sulmin ndaj presidentit Donald trump që ndodhi të shtunën.

Në një intervistë për Fox New, Patel tha se hetimet janë zhvilluar në juridiksione të shumta dhe se FBI ka përdorur kapacitetet e saj logjistike për të mbledhur dhe transportuar prova nga pjesë të ndryshme të vendit.

Ai theksoi se Njësia e Analizës së Sjelljes do të hartojë një profil të të dyshuarit. Sipas tij, ky profil do të paraqitet në gjykatë dhe do të ndihmojë për të sqaruar mënyrën e të menduarit dhe motivet e individit.

Patel bëri të ditur gjithashtu se ai dhe prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, do të mbajnë një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës.

Deklarata për median pritet të bëhet pasi gjykata të miratojë akuzën penale, e cila, sipas tij, përmban elemente kyçe të çështjes.

Sipas drejtorit të FBI-së, autoritetet synojnë që brenda 36 orësh të paraqesin një pasqyrë të plotë të të dyshuarit, përfshirë lidhjet e tij, vendbanimin, komunikimet dhe të dhënat që lidhen me armët e zjarrit dhe analizën balistike.

sulmi donald trump

Lini një Përgjigje