Një shtetas rus është arrestuar në Dubai për vrasjen e gjeneralit në Moskë.
Sipas informacioneve zyrtare nga shërbimi i sigurisë së Rusisë, mbi të shtënat me armë zjarri ndaj njërit prej gjeneralëve më të lartë ushtarakë të vendit, FSB-ja ka identifikuar autorin e krimit si shtetasin rus Lyubomir Korba.
"Me ndihmën e partnerëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe... [ai] u ndalua në Dubai dhe iu dorëzua palës ruse", thotë shërbimi i sigurisë.
Të premten, disa të shtëna u qëlluan drejt Gjenerallejtënant Vladimir Alexeyev në një ndërtesë banimi në Autostradën Volokolamskoye në veriperëndim të Moskës.
Komiteti hetues rus tha se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.
Lini një Përgjigje