TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2025, 19:36

“I njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo”/ Batuta që lëshoi Trump ndaj Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

“I njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo”/ Batuta

Gjatë takimit në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkëmbyer batuta me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan “Newsbreak”.

Përpara se të shkonin pas dyerve të mbyllura, dy homologët iu drejtuan medias në Zyrën Ovale.

Trump, duke përsëritur pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA ishin të manipuluara, u kthye nga Erdogan dhe tha me ironi: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo.

Deklarata e Trump vjen mes pretendimeve të tij të vazhdueshme  të cilat janë hedhur poshtë nga gjykatat dhe autoritetet zgjedhore se Joe Biden nuk e ka fituar realisht garën presidenciale të vitit 2020.

Ndërkohë, edhe Erdogan është përballur me akuza ndërkombëtare për autoritarizëm dhe shkelje të demokracisë.

Lini një Përgjigje