TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2026, 17:15

Irani hedh poshtë deklaratat e Trump: Nuk kemi kërkuar kurrë bisedime me SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

Irani hedh poshtë deklaratat e Trump: Nuk kemi kërkuar kurrë

Irani ka mohuar se ka kërkuar armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara, duke kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Teherani synon një marrëveshje për ndalimin e konfliktit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një intervistë për programin “Face the Nation” në CBS News, deklaroi se Irani nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime me Uashingtonin.

Sipas tij, dialogu mes dy vendeve ishte duke vazhduar edhe në momentin kur Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërmarrin sulme.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar armëpushim dhe as negociata. Nuk shohim arsye pse duhet të bisedojmë me amerikanët, sepse ne po bisedonim me ta kur ata vendosën të na sulmojnë, dhe kjo ishte hera e dytë”, u shpreh Araghchi.

Kryediplomati iranian shtoi se përplasja aktuale është një konflikt i zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga vetë Shtetet e Bashkuara.

“Ky është një konflikt i zgjedhur nga Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ne do të vazhdojmë të mbrojmë veten”, deklaroi ai.

Kujtojmë se, Donald Trump deklaroi më herët se Irani ka sinjalizuar gatishmëri për negociata dhe armëpushim, duke sugjeruar se Teherani është i interesuar të ulë tensionet me Shtetet e Bashkuara.

“Nga ajo që kemi dëgjuar, Irani dëshiron të bisedojë dhe dëshiron një armëpushim. Ata e dinë që duhet të arrijnë një marrëveshje", është shprehur Trump në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, Uashingtoni mbetet i hapur për dialog, por vetëm nëse Irani tregon gatishmëri për të ndryshuar qasjen e tij dhe për të negociuar një marrëveshje të re.

irani shba abbas araghchi ministri i jashtëm iranian

1 Komente

  1. C
    Cifutis Sionistidhis

    Donkar Trumplli,asht KOKRRA E MASHTRUESIT!!! Populli Amerikan e ka kuptu shume kohe me pare. November 3,2026-Donald Trump EPIC FAILURE!

    Lini një Përgjigje