TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2026, 19:14

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së: Nuk po vendosim mina në ngushticën e Hormuzit!

Shkruar nga Pamfleti
Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së: Nuk po vendosim mina në
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi ka mohuar se Irani po vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, disa ditë pasi SHBA-të thanë se kishin goditur anije të pajisura për ta bërë këtë që vepronin pranë kanalit të transportit detar.

"Disa vende kanë folur tashmë me ne për kalimin e Ngushticës dhe ne kemi bashkëpunuar me to. Vendet që u bashkuan me agresionin kundër Iranit nuk duhet të përfitojnë nga kalimi i sigurt", tha Takht-Ravanchi për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai theksoi se me bllokimin e ngushticës së Hormuzit, Irani kërkon që të dërgojë një mesazh të qartë dhe të parandalojë sulmet në të ardhmen.

Kur filloi lufta qershorin e kaluar, pas 12 ditësh pati të ashtuquajturin ndërprerje të armiqësive... por pas tetë ose nëntë muajsh, ata u rigrupuan dhe e bënë përsëri”, shtoi ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ushtria amerikane kishte qëlluar 16 anije iraniane me mina, të cilat sipas tij, do të përdoreshin për të minuar ngushticën e Hormuzit.

irani shba mina hormuzi

Lini një Përgjigje