Një raketë e lëshuar nga Irani goditi zonën pranë një baze ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të vendosur ushtarë australianë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme në disa struktura.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kryeministri australian, Anthony Albanese konfirmoi ngjarjen.
Raketa ra në një rrugë pranë bazës ajrore Al Minhad, ku janë të dislokuar mbi 100 trupa australiane. Shpërthimi dëmtoi objekte mjekësore dhe ambiente banimi brenda kompleksit, ndërsa një pjesë e zonës u përfshi nga flakët.
Autoritetet australiane bëjnë të ditur se nuk ka ushtarë të lënduar. Albanese deklaroi se dënon veprimet e Iranit.
Zhvillimi vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij rajonalë janë intensifikuar. Raportimet ndërkombëtare flasin për një rritje të sulmeve me raketa dhe dronë në disa zona, ndërsa aktorë të ndryshëm ushtarakë janë përfshirë në incidente të njëpasnjëshme.
Në këtë kontekst, sulmet pranë infrastrukturave ushtarake dhe bazave të huaja tregojnë zgjerimin e rrezikut për përshkallëzim në rajon.
Lini një Përgjigje