
Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Dubait kanë nisur të rikthehen gradualisht pas një ndërprerjeje të përkohshme të operimeve.
Sipas autoriteteve të aeroportit, ndërprerja e fluturimeve erdhi pas rrëzimit të një droni iranian, i cili shkaktoi një zjarr në një depo karburanti në afërsi të aeroportit.
Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Dubait bëri të ditur se operimet ajrore po rifillojnë në mënyrë të kontrolluar.
“Fluturimet për në dhe nga DXB po rifillojnë gradualisht në destinacione të zgjedhura, pas pezullimit të përkohshëm të zbatuar si masë paraprake”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Autoritetet aeroportuale nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi incidentin, ndërsa pritet që operimet të rikthehen plotësisht në vijim të stabilizimit të situatës.
Lini një Përgjigje