TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2026, 12:17

Irani publikon hartën me pika të reja kontrolli në Hormuz: Do përdorim forcë nëse nuk i bindeni urdhrave tanë! 

Shkruar nga Pamfleti
Irani publikon hartën me pika të reja kontrolli në Hormuz: Do
Harta e publikuar nga Garda Revolucionare e Iranit

Garda Revolucionare publikoi një hartë të re me zonat në Ngushticën e Hormuzit që, sipas saj, janë nën kontrollin e marinës së tyre, raportoi agjencia lokale e lajmeve Fars.

Kjo zonë shtrihet në perëndim nga një vijë midis skajit më perëndimor të ishullit Keshm dhe emiratit Umm al-Quëain të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në lindje, ajo arrin deri te vija që lidh malin Mobarak me emiratit Fujairah. Nuk është bërë e qartë në çfarë mase kjo zonë kontrolli ndryshon nga ato të mëparshmet.

Paralajmërimet e Gardës për lundrimin

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Sardar Mohebi, deklaroi se çdo anije që nuk respekton procedurat e menaxhimit të vendosura nga Teherani në Ngushticën e Hormuzit “do të ndalet me përdorimin e forcës”.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në procedurat e menaxhimit të Ngushticës së Hormuzit. Çdo lëvizje detare e anijeve civile dhe tregtare që ndjek protokollet e kalimit të marinës së Gardës dhe kryhet në koordinim përmes itinerarit të përcaktuar do të jetë e sigurt”, tha ai.

Në të kundërt, paralajmëroi se çdo lëvizje që devijon nga udhëzimet “do të përballet me rreziqe serioze”, ndërsa anijet që shkelin rregullat “do të ndalohen me përdorimin e forcës”. Ai u bëri thirrje kompanive të transportit detar dhe siguruesve të marrin seriozisht njoftimet e IRGC-së.

Kërcënime të reja ndaj vendeve të huaja

Ndërkohë, komandanti i lartë ushtarak iranian Ali Abdollahi paralajmëroi flotat e huaja që të mos hyjnë në Ngushticën e Hormuzit për të shoqëruar anije tregtare.

Kreu i shtabit Khatam al-Anbiya akuzoi Shtetet e Bashkuara për destabilizim, duke pretenduar se veprimet e SHBA-së dhe Izraelit kanë vënë në rrezik ekonominë dhe tregtinë globale pas sulmeve ndaj Iranit më 28 shkurt.

“Mbështetësit e Amerikës duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin veprime që do të çojnë në pasoja të pakthyeshme”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndryshuar situatën do të përkeqësojë krizën dhe do të rrezikojë sigurinë e anijeve në rajon.

Më herët, presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte njoftuar nisjen e një operacioni me emrin “Project Freedom”, pas kërkesës së vendeve anijet e të cilave janë bllokuar në Ngushticë, me qëllim drejtimin e sigurt të tyre jashtë zonës. 

lufta iran-shba irani kercenon me ngushticen e hormuzit

Lini një Përgjigje