Një zjarr i madh shpërtheu në Ras Laffan, ku ndodhet impianti më i madh i prodhimit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në botë, pas një sulmi të pretenduar nga Irani.
Një sulm me raketa ka goditur qytetin industrial Ras Laffan në Katar, ku ndodhet një nga qendrat më të mëdha të përpunimit të naftës dhe objekti më i madh i prodhimit të gazit të lëngshëm (LNG) në botë.
Sipas kompanisë shtetërore QatarEnergy, goditjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe zjarre në zonë.
“Ekipet e reagimit emergjent u dërguan menjëherë për të kontrolluar zjarret që rezultuan, pasi janë shkaktuar dëme të mëdha. I gjithë personeli është llogaritur dhe nuk është raportuar asnjë viktimë në këtë kohë”, thuhet në reagimin e kompanisë në rrjetet sociale.
BREAKING: A fire has broken out at Qatar’s Ras Laffan refinery following an Iranian attack. pic.twitter.com/4MSAE1bEHU
— Clash Report (@clashreport) March 18, 2026
Edhe Ministria e Brendshme e Katarit konfirmoi se situata është vënë nën kontroll. Zjarri është “vënë nën kontroll paraprakisht” dhe nuk ka pasur të lënduar, njoftuan autoritetet.
Ndërkohë, Katari ka reaguar ashpër ndaj sulmeve me raketa në zonën industriale Ras Laffan, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal, duke përdorur tone të forta ndaj Iranit.
“Sulmet e paturpshme me raketa… janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare dhe stabilitetin e rajonit", thuhet në reagimin zyrtar.
Ministria e Jashtme shtoi se situata po përshkallëzohet. “Pala iraniane vazhdon politikat e saj përshkallëzuese që po e shtyjnë rajonin drejt humnerës…”, thuhet në njoftm.
Gjithashtu, autoritetet paralajmëruan se nuk do të qëndrojnë pasive ndaj sulmit. “Katari rezervon të drejtën e tij për t’u përgjigjur… dhe nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve të tij", thuhet në deklaratë.
Ministria e Brendshme e Katarit ka paralajmërur gjithashtu qytetarët, duke u kërkuar që të qëndrojnë brenda banesave për shkak të një niveli të lartë kërcënimi për sigurinë. Sipas autoriteteve, situata aktuale kërkon kujdes maksimal, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të shmangin daljet e panevojshme.
Sulmi rrit tensionet në rajon, duke ngritur shqetësime për ndikimin në tregjet globale të energjisë dhe stabilitetin në Gjirin Persik.
Çmimet e naftës u rritën në gati 110 dollarë për fuçi pas raportimeve për një sulm ajror që goditi një objekt në fushën më të madhe të gazit natyror në botë.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 109.91 dollarë për fuçi pak pas orës 14:30 GMT, 5% më i lartë se çmimet e së martës.
Ndërsa çmimi i naftës dhe gazit u rrit ndjeshëm, ato mbetën nën nivelet më të larta të vërejtura më parë gjatë konfliktit. Nafta arriti në 116.78 dollarë për fuçi më 9 mars, ndërsa benzina në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 162.55 dollarë në vit më 3 mars.
Ushtria e Iranit paralajmëroi se do të ndërmarrë "veprime vendimtare" në përgjigje të sulmit në infrastrukturën e saj energjetike.
"Siç është paralajmëruar më parë, nëse infrastruktura e karburantit, energjisë, gazit dhe ekonomike e vendit tonë sulmohet nga armiku amerikano-sionist, përveç një kundërsulmi të fuqishëm kundër armikut, ne do të godasim rëndë edhe origjinën e këtij agresioni", tha ushtria në një deklaratë të botuar nga Tasnim.
Katari gjithashtu operon objekte në fushën e gazit, të cilën e quan Kupola e Veriut. Por vendi, i cili prodhon një të pestën e gazit natyror të lëngshëm në botë, kishte ndaluar prodhimin më herët në mars në përgjigje të konfliktit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, deklaroi se sulmet kundër infrastrukturës energjetike "përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale energjetike"./ Pamfleti
Lini një Përgjigje