Mediat arabe raportojnë se udhëheqësit më të lartë të Hamasit ishin të pranishëm kur ndërtesa në të cilën ndodheshin u godit nga një sulm ajror izraelit.
Ushtria e Izraelit ka kryer një sulm të drejtpërdrejtë në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shënjestruar drejtues të lartë të Hamasit.
Mediat arabe raportojnë se udhëheqësit më të lartë të Hamasit ishin të pranishëm kur ndërtesa në të cilën ndodheshin u godit nga një sulm ajror izraelit.
Midis anëtarëve të delegacionit të sulmuar në selinë e Hamasit në Doha ishte edhe udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya.
Gjithashtu besohet se gjatë sulmit në selinë qendrore kanë qenë të pranishëm figura të larta të Hamasit: Zaher Jabarin, i cili udhëheq Hamasin në Bregun Perëndimor, Muhammad Darëish, kreu i Këshillit Shura të Hamasit dhe Khaled Mashaal, kreu i Hamasit jashtë vendit.
Al-Arabiya dhe Al-Hadath i Arabisë Saudite raportuan vrasjet, duke cituar burimet e tyre. Megjithatë, burimet e grupit Hamas i mohuan vrasjet nëpërmjet Al Jazeera.
Në deklaratën zyrtare thuhet se sulmi ishte i “precizionuar”, me qëllim goditjen e lidershipit të organizatës, ndërsa u përdorën municione të kontrolluara për të minimizuar dëmet ndaj civilëve.
Shpërthimet u raportuan fillimisht nga gazetari Barak Ravid i “Axios”.
Agjencia “Reuters” raportoi dëshmi të qytetarëve që panë shtëllunga tymi të ngriheshin mbi distriktin Katara, një zonë e njohur e kryeqytetit të Katarit.
Lini një Përgjigje