
Izraeli ka marrë përgjegjësinë e plotë lidhur me sulmin në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku në shënjestër ishin drejtues të lartë të Hamasit.
Pas sulmeve në Doha, zyra e Benjamin Netanyahut deklaroi se Izraeli nisi, e drejtoi dhe merr përgjegjësinë e plotë për goditjen në zemër të Katarit.
"Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. Izraeli e nisi, e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë”, thuhet në deklaratë.
Kjo vjen pas disa raportimeve në median izraelite që sugjeruan se SHBA-të luajtën një rol në operacion. Më parë, Channel 12 citoi një zyrtar izraelit i cili tha se Donald Trump "dha dritën jeshile" për sulmin.
Qeveria e Katarit ka reaguar me tone të ashpra pas sulmit ajror të Izraelit në kryeqytetin Doha, duke e cilësuar atë një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të sovranitetit shtetëror.
Lini një Përgjigje