TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2025, 19:08

Izraeli fshihet pas vrasjes së Charlie Kirk? Netanyahu u përgjigjet konspiracioneve

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli fshihet pas vrasjes së Charlie Kirk? Netanyahu u përgjigjet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar lidhur me konspiracionet që fajësojnë Izraelin për vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë amerikan Charlie Kirk.

Netanyahu ka lënë të kuptohet se ata mund të jenë duke u shitur nga njerëz të paguar nga Katari.

Ky pretendim vjen në një kohë kur zyra e Netanyahut është përfshirë në një skandal mbi pagesat e Katarit për disa nga këshilltarët e tij kryesorë.

Joseph Goebbels, ministri i propagandës naziste, tha se sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më shpejt do të përhapet. Epo, dikush ka sajuar një gënjeshtër të madhe monstruoze, se Izraeli kishte të bënte me vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk”, thotë Netanyahu në një deklaratë të publikuar në X.

Ai kundërshton konspiracionet në internet që fajësojnë Izraelin për vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë amerikan Charlie Kirk, duke lënë të kuptohet se konspiracionet mund të jenë duke u shitur nga njerëz të paguar nga Katari.

“Kjo është çmenduri. Është e rreme. Është skandaloze”, thotë ai, duke lavdëruar Kirkun për aktivizmin e tij entuziast pro-Izraelit dhe duke vënë në dukje se ata kishin folur disa herë dhe se kryeministri e kishte ftuar së fundmi Kirkun të vizitonte Izraelin.

Konspiracistët kanë pretenduar, se shteti hebre qëndron pas vrasjes për shkak të kritikave që ai shprehu ndaj politikave të Izraelit.

Lini një Përgjigje