TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 15:25

Izraeli godet sërish në Iran, eliminohet një tjetër figurë kyçe e Basij-it

Shkruar nga Pamfleti
Izraeli godet sërish në Iran, eliminohet një tjetër
Esmail Ahmadi

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, një nga figurat më të larta të inteligjencës në forcën paramilitare iraniane Basij, gjatë një sulmi të kryer në fillim të javës në Teheran.

Sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Ahmadi drejtonte divizionin e inteligjencës së Basij-it dhe konsiderohej një figurë kyçe në operacionet e kësaj strukture. Konfirmimi vjen disa ditë pas sulmit, për të cilin Izraeli kishte bërë të ditur më herët se kishte vrarë edhe kreun e organizatës, Gholamreza Soleimani.

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar më parë vdekjen e Soleimanit, por deri tani nuk kanë reaguar lidhur me pretendimin për eliminimin e Ahmadi-t.

Në deklaratën e saj, IDF thekson se Ahmadi ka luajtur “një rol qendror” në planifikimin dhe zbatimin e sulmeve që Izraeli i konsideron terroriste, si dhe në shtypjen e protestave të brendshme në Iran gjatë muajve të fundit.

Ushtria izraelite paralajmëroi se do të vazhdojë operacionet kundër asaj që e cilëson si strukturë drejtuese të regjimit iranian, duke lënë të kuptohet për përshkallëzim të mundshëm të tensioneve në rajon.

esmail ahmadi

Lini një Përgjigje