TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2026, 15:18

Lufta në Iran përçan NATO-n, Trump sulmon aleatët: Jeni frikacakë, pa SHBA-në mbeteni ‘tigër prej letre’

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Iran përçan NATO-n, Trump sulmon aleatët: Jeni

Injorimi i thirrjes së Trumpit për t’u përfshirë në luftën e Iranit, duket se e ka detyruar këtë të fundit që t’iu kthehet sulmeve ndaj aleatëve...

Lufta në Iran duket se po e thellon përçarjen mes SHBA-së dhe vendeve të BE-së. Një goditje të madhe po merr edhe Aleanca e NATO-s. Shkaktari; ‘tekanojozi’ Donald Trump. Teksa vetëm pak ditë më parë ai u kërkoi ndihmë vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë që të ndihmojnë me hapjen e Ngushticës së Hormuzit, retorika e Trumpit është rikthyer sërish te përçarja.

Injorimi i thirrjes së Trumpit për t’u përfshirë në luftën e Iranit, duket se e ka detyruar këtë të fundit që t’iu kthehet sulmeve ndaj aleatëve.

Pak minuta më parë, me anë të një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump i quajti aleatët e NATO-s “frikacakë”, pasi sipas tij, po të donin, ata mund ta hapnin Ngushticën e Hormuzit fare lehtë.  Më tej ai shtoi se pa SHBA-në, NATO nuk mbetet gjë tjetër veçse një tigër prej letre, teksa theksoi se do ta mbante mend refuzimin e aleatëve.

"Pa SHBA-në, NATO ËSHTË NJË TIGËR LETRE! Ata nuk donin t'i bashkoheshin luftës për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore. Tani që lufta është FITUAR Ushtarakisht, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për ta ta bëjnë, me kaq pak rrezik. FRIKACAKË, dhe ne do ta KUJTOJMË!", shkroi Trump.

Kujtojmë se Donald Trump nuk u konsultua dhe as nuk i informoi aleatët e tij të NATO-s, kur mori vendimin së bashku me Izraelin, për të sulmuar Iranin. Ky anashkalim ka lënë një shije të keqe te aleatët, të cilët kanë refuzuar t’i përgjigjen thirrjeve të SHBA-së për ndihmë në Lindjen e Mesme./Pamfleti

 

nato trump sulme

4 Komente

  1. D
    Donkarios Trumpedofilidhis

    Ik mor LEGEN,fodull-mashtrues! Shko mbas bythes te CIFUTEVE. Nuk aktivizohet Neni 5 i NATO-se per sa nuk sulmohet nje nga anetaret e saj. Ti more MATUF-FODULL PLAK e hape luften pa te kercenu as Irani e as asnje tjeter ne Bote,pervec I Z R A E L kucedra. L E G E N PRESILESH PEDOFIL

    1. k
      k

      Luftën e vendose dhe fillove me çifutët,me çifutët përballoje. Europa eshte kontinenti që e ka "pjellë" Amerikën dhe nuk bie në kurthin tënd të ndyrë.Bile nëse Europa hynte në konflikt,ky defiçenti mund të tërhiqet dhe të fajsojë ata per disfatën. Ha mut të ngopesh.

      1. A
        Arben

        Luften e filloi duke mos njoftuar asnje vend aleat te Nato-s, biles nje minister I mbrojtjes se nje vendi te rendesishem europian ka qene ne lindjen e mesme dhe mund te goditej mga iranianet,pa e ditur se ky kishte filluar luften. Edhe ky si Putini, fillimisht tha se eshte nje operation i shkurter,por gjeja me e rende e kesaj lufte eshte vrasja e liderit Iranian Kamenej,edhe pse ky ishte nje person mjaft negativ,tek e fundint per Goshen dhe pozicionin nuk duhej eleminimi. Çeshtje tjeter eshte se ku filloj problemi I ngushtices se Hormuzit fillimisht ju kerkoj ndihme Rusise dhe Kines,duke injoruar aleatet, por kur keto refuzuan, ne menyre arrogante, pa diplomaci hodhi kete tezen se nuk na nd8hmian aleatet e Nato-s e tabi nuk kemi nevohe per to. Si konkluzion duhet thene se Trump nuk po sillet lider shteti,por si gangster, qe pet shkak te fuqise kercenon kedo dhe gjithe pushtetin po e perdor per te mbetur ne histori, per mire apo per keq,po historia do e tregoje.

        1. H
          Hasoni

          Sa k-analiste per politiken boterore paska pasur kjo shqypni. Duket qe goxha nivel i dhjere komentuesish. Sdq si patronazhiste qe jeni, ndoheni piçkërisht ne faqen ose habitatin tuaj.

          Lini një Përgjigje