
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur qytetin-port Bandar Anzali në Iran, përgjatë bregdetit të Detit Kaspik, duke shkaktuar disa shpërthime në zonë.
Sipas burimeve izraelite, objektivi kryesor i operacionit kanë qenë anijet e Forcave Detare iraniane, në përpjekje për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Teheranit në këtë rajon strategjik.
Bandar Anzali konsiderohet një pikë e rëndësishme për praninë detare iraniane në Detin Kaspik, çka e bën atë një objektiv me rëndësi në zhvillimet e fundit ushtarake.
Ngjarja vjen në vijim të një serie sulmesh të shënjestruara ndaj objektivave iraniane, duke reflektuar një përshkallëzim të dukshëm të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Deri më tani nuk ka raportime të konfirmuara për viktima apo përmasën e dëmeve, ndërsa pritet reagimi zyrtar i autoriteteve iraniane.
⚡️???????? — Heavy US/Israeli airstrikes are being carried out on Bandar Anzali in northern Iran.
— Agoraphobic Journalist (@UnknownNewsMan) March 18, 2026
The airstrikes on Iranian Navy targets in the Caspian Sea are being conducted by the Israeli Air Force, according to Israeli Channel 14.
An Israeli official told Axios: "Israel… pic.twitter.com/JjH6ROgzDy
Lini një Përgjigje