TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2026, 20:10

Kërcënimet e Trump/ Spanja ndryshon kurs, pranon bashkëpunimin ushtarak

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet e Trump/ Spanja ndryshon kurs, pranon bashkëpunimin
Sanchez-Trump

Pas tensioneve të forta diplomatike mes Uashingtonit dhe Madridit, duket se Spanja ka ndryshuar qëndrim lidhur me bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Përplasja nisi pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të ndërpriste marrëdhëniet tregtare me Spanjën, pas refuzimit të Madridit për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake spanjolle në operacionet kundër Iranit.

Nga ana e tij, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se nuk do të bashkëpunonte me administratën Trump për këtë çështje.

Megjithatë, sipas Shtëpisë së Bardhë, situata ka ndryshuar gjatë orëve të fundit. Zëdhënësja e presidentit amerikan, Karoline Leavitt, tha para gazetarëve se Spanja tashmë ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane.

“Mendoj se e dëgjuan mesazhin e presidentit dje me zë të lartë dhe të qartë”, u shpreh Leavitt.

Ajo shtoi se aktualisht ushtria amerikane po koordinohet me homologët e saj në Spanjë për çështje operacionale.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet spanjolle për këtë ndryshim të qëndrimit.

madridi shba

Lini një Përgjigje