TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2024, 08:06

Kërcënon Kremlini: Vizita e presidentit Putin në Kinë do të përcaktojë të ardhmen e botës!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Kremlini: Vizita e presidentit Putin në Kinë do
Vladimir Putin

“Vizita e fundit e presidentit rus Vladimir Putin në Kinë do të përcaktojë të ardhmen e botës”. Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Këto janë hapa të rëndësishëm që do të përcaktojnë të ardhmen jo vetëm të rajonit tonë, por edhe të gjithë planetit”, tha diplomatja, shkruan Tass.

Zakharova deklaroi gjithashtu se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës shihen nga vendet me shumicë botërore si një alternativë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha më herët të shtunën se vizita e Putinit në Kinë riafirmoi se marrëdhëniet e partneritetit gjithëpërfshirës midis vendeve tejkalojnë në cilësinë e tyre aleancat tradicionale të epokës së kaluar dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare dhe zhvillimin e ekuilibruar botëror.

Vetë Putin thotë se Rusia kurrë nuk ka refuzuar të ketë bisedime paqeje me Ukrainën, por ishte Kievi ai që i ndërpreu negociatat dhe zgjodhi të luftojë, të nxitur nga "mbajtësit e saj perëndimorë".

"Ne jemi mashtruar disa herë. Tani duhet të kuptojmë se me kë dhe si duhet të merremi. Presidenti Xi Jinping më tha për një armëpushim gjatë lojërave olimpike në Francë. Ne diskutuam këtë temë, sapo e përmendëm atë. Mendoni për këtë: Së pari, këto parime olimpike, duke përfshirë armëpushimin olimpik janë shumë të sakta dhe konstruktive”.

Vladimir Putin dha shpresa për një situatë më të mirë ndërkombëtare pasi premtoi se nuk ka në qëllim të pushtojë Kharkivin. Qëllimi sipas Putin është krijimi i një zone tampon për të krijuar një vijë sigurie për qytetarët rus.

“Kur bëhet fjalë për atë që po ndodh rreth Kharkiv-it, edhe ky është faji i tyre”. Ata kanë granatuar dhe fatkeqësisht vazhdojnë të synojnë lagjet e banuara në zonat kufitare, përfshirë Belgorodin. Dhe unë e kam thënë publikisht se nëse do të vazhdojë kështu do të jemi të detyruar të krijojmë një zonë të sigurt, një zonë sanitare. Kjo është ajo që ne po bëjmë”.

Sakaq, Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky shprehu skepticizëm për hipotezën e armëpushimit të përkohshëm në Ukrainë, me rastin e Lojërave Olimpike të Parisit, duke deklaruar se kjo lloj nisme “nuk funksionon” me Rusinë.

Deklaratat e Putinit, pasi Ukraina goditi territorin rus dhe gadishullin e okupuar të Krimesë me një sulm në shkallë të gjerë me dron duke i vënë zjarrin një rafinerie nafte dhe duke vrarë dy persona, sipas zyrtarëve rusë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 51 dronë ukrainas mbi Krime, 44 mbi rajonin Krasnodar dhe gjashtë mbi rajonin Belgorod.

vladimir putin kin

Lini një Përgjigje