Policia greke zhvilloi një kontroll në orët e para të 28 marsit në burgun e Koridhalosit, një institucion i njohur ku ndodhen edhe shumë shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin.
Aksioni u mbështet në informacione operative dhe u drejtua nga strukturat kundër krimit të organizuar. Njësia kundër narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e inteligjencës dhe grupet speciale, inspektoi një qeli në prani të një prokurori. Në operacion u përfshi edhe një qen policie.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën te një i burgosur i huaj 29-vjeçar 53.7 gramë metamfetaminë kristalore. Lënda ishte ndarë në 39 doza të paketuara. Në të njëjtin ambient u sekuestruan edhe 75 euro.
Policia arrestoi personin dhe e referoi çështjen në organet e ndjekjes penale.
Lini një Përgjigje