TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2023, 19:31

Kreu i inteligjencës ukrainase “trondit” Kremlinin: Kemi agjentë sekretë në rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i inteligjencës ukrainase “trondit” Kremlinin: Kemi
Kreu i Inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov

Kreu i Inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku pretendon se Ukraina ka agjentë në rrethin e ngushtë të presidenti rus, Vladimir Putinit.

Në një intervistë për gazetën online, Ukrainian Pravda të botuar sot, 23 shkurt, Budanov tha se anëtarët e rrethit të brendshëm të Vladimir Putin kanë bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës së Ukrainës.

Në veçanti, siç argumentoi ai, këta njerëz arrijnë marrëveshje me shërbimin e inteligjencës ukrainase, duke dashur të sigurojnë të ardhmen e tyre pas përfundimit të luftës.

Zyrtari ukrainas nuk dha as emrat dhe as numrin e agjentëve në mjedisin e presidentit rus.

"Meqenëse situata në Federatën Ruse në fakt po përkeqësohet çdo ditë, po bëhet më e lehtë çdo ditë të gjesh njerëz të gatshëm për të bashkëpunuar", tha kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.

Budanov tha se Rusia ka synime ambicioze për një ofensivë të madhe, por pavarësisht së gjithash ajo do të dështojë.

Në një intervistë tjetër për gazetën franceze “Le Monde”, Budanov pohoi se Rusia do të detyrohet të tërheqë së shpejti trupat e saj nga territori i Ukrainës. Presioni nga proceset ushtarake dhe politike të Ukrainës në Rusi, si dhe presioni nga diplomacia, do të çojë në këtë vendim u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve sekrete ukrainase tha se konflikti publik midis ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe themeluesit të organizatës paraushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, përfiton Kiev.

Sa më shumë mosmarrëveshje dhe konflikte serioze të ketë në sistemin e tyre, aq më shpejt do të vijë fitorja jonë ”, tha ai.

 

ukraina agjentë sekretë rusi

Lini një Përgjigje