Zëvendës ambasadori i Kinës në OKB, Dai Bing, ka hedhur poshtë akuzat se Pekini po përgatitet të furnizojë me armë Rusinë. Ai tha në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, se diçka e tillë është e pavërtetë dhe se një vit pas luftës në Ukrainë, faktet brutale ofrojnë prova të mjaftueshme se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe.
Dai, duke folur gjatë një debati në OKB mbi një projekt-rezolutë që i kërkon Rusisë të largohet nga Ukraina, tha se pozicioni i Kinës për Ukrainën ka qenë "konsistent dhe i qartë".
"Prioriteti kryesor i Pekinit është të lehtësojë armëpushimin dhe ndërprerjen e armiqësive pa vonesë", tha ai, duke shtuar se ishte gati të vazhdonte të luante një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Ndërsa sa i takon temës së luftës bërthamore, Dai tha se të gjitha palët duhet t'i përmbahen rreptësisht konventave bërthamore.
“Të gjithë palët duhet t'i përmbahen rreptësisht konventave bërthamore, armët bërthamore nuk mund të përdoren, lufta bërthamore nuk mund të bëhet”, tha ai.
Lini një Përgjigje