TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2026, 19:01

Kryeparlamentari i Iranit i përgjigjet Trumpit: Rajoni po digjet sepse ti po ndjek urdhrat e Netanayhut

Shkruar nga Pamfleti

Kryeparlamentari i Iranit i përgjigjet Trumpit: Rajoni po digjet sepse ti

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se lëvizjet e pamatura të tij, po e fusin SHBA-në dhe rajonin në një ferr të pafund.

Me anë të një postimi në “X”, Ghalibaf tha se kjo vejn vetëm për shkak se Trump po ndjek urdhërat e Benjamin Netanyahut. Ai shtoi se SHBA-ja nuk do të fitojë asgjë përmes krimeve të luftës, teksa theksoi se zgjidhja e vetme është respektimi i të drejtave të popullit iraninan.

“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut. Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës. E vetmja zgjidhje e vërtetë është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe dhënia fund e kësaj loje të rrezikshme", shkroi ai. 

 

irani trump

2 Komente

  1. A
    Arbeni

    Trampi është një aventurier i çmëndur,ndërsa Netanjahu një nazist kriminel lufte ku gjykata europiane ka lëshuar urdhër arresti për të.

    1. M
      Mark Shalgjati

      Do ta shihni bythen e maces ju vrases të popullit iranian që e mbani pushtetin me gjakderdhje. o kryeparlamentar e ke të sigurtë ekzekutimin. Ju erdhi fundi qelbësira.. Forca Trump...bum bum tymi ti dalë islamikëve të Iranit.

      Lini një Përgjigje