TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2026, 15:32

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Trumpi shpërthen ndaj iranianëve: Kopila të çmendur, do përjetoni ferrin së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Trumpi shpërthen ndaj

Me një gjuhë tepër vulgare Trump i quajti drejtuesit iraninë, kopilë të çmendur...

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin që të hapë Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se në të kundërt, SHBA-ja do të dërgojë ferrin në Iran.

Me anë të një postimi në rrjetin “TruthSocial”, me një gjuhë tepër vulgare Trump i quajti drejtuesit iraninë, kopilë të çmendur, dhe paralajmëroi se sulme si ai ndaj urës dhe termocentralit do të jenë më të fuqishme në ditët në vijim.

Në fundi ai e mbylli postimin e tij me shprehjen e shumpërdorur nga myslimanët në mbarë botën; “Falenderimi i takon Allahut”.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr - VETËM SHIKONI! Falënderimi i takon Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump!

Kujtojmë se ditën e djeshme Trump i dha Iranit një ultimatum të ashpër 48-orësh, duke paralajmëruar se nëse Teherani nuk rihap plotësisht Ngushticën e Hoprmuzit ose nuk arrin një marrëveshje paqeje brenda këtij afati, Shtetet e Bashkuara do të godasin infrastrukturën kritike iraniane, duke përfshirë centralet elektrike më të mëdha.

Irani e ka refuzuar menjëherë këtë ultimatum, duke e quajtur atë të pafuqishëm, nervoz, të paekuilibruar dhe budalla, duke rritur më tej tensionet. 

trump shba

2 Komente

  1. A
    A. B.

    Fundërrinë bashkë me ata që i lëpihen i vetmi burrë është jryeminitri i Spanjës. E vetmja fjalë me vend e Ramës është ajo që e quan Tramoin rrezik për botën

    1. N
      Noci

      Ilaçet shpejt, se qenke rende. Nga urrejrja edhe te shkruash nuk di.....

    Lini një Përgjigje