TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2025, 19:47

Kur mund të arrihet paqja në Ukrainë? Medvedev: Kemi rrugë të gjatë përpara, fillimisht duhet të nënshkruhet memorandumi

Shkruar nga Pamfleti

Kur mund të arrihet paqja në Ukrainë? Medvedev: Kemi rrugë

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka deklaruar se hartimi i një memorandumi me Ukrainën në lidhje me një traktat paqeje në të ardhmen do të kërkojë shumë kohë.

Duke folur mbi atë se çfarë u diskutua mes Trump dhe Putin, Medvedev tha se duhet të gjendjet një formë ligjore të përshtatshme për dhe personat e duhur që të firmosin këtë marrëveshje.

"Sa i përket memorandumit, kjo ide është formuluar, por është ende shumë punë për të bërë para se memorandumi të mbushet me përmbajtje që do të jetë e përshtatshme për problemin. Të gjendet një formë ligjore e përshtatshme ose e duhur dhe të gjenden ata që janë në gjendje të nënshkruajnë këtë lloj memorandumi për Ukrainën, nëse është e mundur. Dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë. Detyra më e vështirë tani është mbushja e këtij memorandumi me përmbajtjen e nevojshme. Përmbajtje që do të hedhë themele të forta për të ardhmen, përmbajtje që do të ndihmojë në rivendosjen e paqes së qëndrueshme", tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më parë, pas bisedimeve telefonike me udhëheqësin e SHBA-së Donald Trump, se Rusia është e gatshme të punojë me Ukrainën për të hartuar një memorandum mbi një traktat paqeje të ardhshëm, i cili mund të mbulojë çështje që lidhen me armëpushimin dhe parimet e zgjidhjes së konfliktit.

Lini një Përgjigje