Bota28 Maj 2023, 16:21

Kush do të jetë presidenti i ri? Mbyllet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, pritet të nisë numërimi i votave

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë presidenti i ri? Mbyllet raundi i dytë i

Procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri në Turqi ka përfunduar. Siç raportohet nga mediat turke të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur dhe tani pritet që të nisë numërimi i votave.

Mësohet se më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.92 milionë të cilët tashmë kanë votuar në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Votuesit kanë vendosur kush do të jetë presidenti i ri i shteti turk, mes Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu.

Kujtojmë se Turqia zhvilloi sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi raundi i parë shkoi në balotazh duke qenë se asnjë nga kandidatët për president nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme për tu ngjitur në krye të shtetit.

Miliona votues shkuan në kutitë e votimit më 14 maj për të zgjedhur presidentin e vendit dhe anëtarët e Parlamentit prej 600 vendesh.

Aleanca Popullore e Erdoganit fitoi një shumicë kundër Aleancës Kombeve gjashtëpartiake të opozitës në Parlament, duke marrë gjithsej 269 deputetë me një parlament prej 600 vendesh. Ndjekur më pas nga koalicioni opozitarë me 168 deputetë, ndërsa pjesën e mbetur e morën partitë e tjera.

Ndërsa sa i takon votës për president, në përfundim të raundit të parë Erdogan kishte 49.51 për qind të votave, ndërsa rivali i tij opozitar, Kemal Kilicdaroglu kishte 44.88 për qind./Pamfleti

zgjedhjet turqi erdogan