TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2023, 21:19

Kush është 44-vjeçari që siguron jetën e Zelenskyt? Truproja i presidentit ukrainas kthehet në “yll” Tik-Toku

Shkruar nga Pamfleti

Kush është 44-vjeçari që siguron jetën e Zelenskyt?

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është bërë një ikonë ndërkombëtare që kur Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të futej në Ukrainë.

Por në të gjitha fotot e tij, shfaqet një fytyrë tjetër e cila ka bërë për vete shumë persona, sidomos vajzat.

Maksym Donets, kreu i ekipit të sigurisë së Presidentit Zelenskyy, shkon kudo ku shkon lideri ukrainas.

Donets, 44 vjeç, shihet aq shpesh në sfondin e fotove zyrtare të Zelenskyy, saqë disa teoricienët e kanë bindur veten se ai është një lloj “trupi i dyfishtë” për presidentin dhe jo truproja e tij.

Donets u kujdes gjithashtu për vizitorë të profilit të lartë si presidenti i SHBA Joe Biden dhe Boris Johnson kur ata ishin në Kiev.

Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Zelensky, tha për NewsWeek : "Në fund të takimit Boris Johnson tha: "Unë do të doja të ecja". "Zelensky iu drejtua kreut të sigurimit dhe tha se zoti Johnson do të donte të bënte një shëtitje në Kiev," tha Yermak. "Dhe Donets u përgjigj: Epo, lëreni zotin Johnson të ecë'."

Ndërkohë ai është bërë dhe një yll në Tik Tok. Shumë përdorues të rrjetit social shpërndajnë video të tij dhe ai ka marr më miliona shikime.

Kush është 44-vjeçari që siguron jetën e Zelenskyt?

Kush është 44-vjeçari që siguron jetën e Zelenskyt?

Kush është 44-vjeçari që siguron jetën e Zelenskyt?

zelensky truproja tik tok

Lini një Përgjigje