TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2025, 18:09

Kush ishin 4 mafiozet më të famshme femra?

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishin 4 mafiozet më të famshme femra?

Në realitet, shumë gra e kanë luajtur po aq mirë lojën e krimit sa edhe burrat.

Të gjithë kemi parë filma me mafiozë si “The Godfather” dhe “Goodfellas”, por ku janë gratë? Në filma të tillë, ato shpesh lihen në rolet e nënave dhe “prostitutave”. 

Por në realitet, shumë gra e kanë luajtur po aq mirë lojën e krimit sa edhe burrat.

Nga shefat e mafies tek “femrat fatale”, gra të caktuara nuk kanë ngurruar të përdorin mjete të paligjshme për të arritur atë që donin. Ja disa prej tyre:

Stefani Sent Kler

Kush ishin 4 mafiozet më të famshme femra?

E lindur në Karaibet Franceze në vitin 1887, Stefani Sent Kler u përball me shumë pengesa pasi emigroi në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve 1910. Kjo nuk ishte e pazakontë për njerëzit me ngjyrë në atë që sipas standardeve, ishte një vend konservator nga pikëpamja sociale.

Megjithatë, falë vendosmërisë dhe forcës së madhe, Sent Kler i theu përfundimisht kufijtë. Në vitet 1920, ajo drejtonte një bandë gjobëvënësish në lagjen Harlem të Nju Jorkut. Sent Kler nuk i harroi ndonjëherë rrënjët e saj.  Ajo luftoi për të drejtat e zezakëve, demaskoi korrupsionin e policisë lokale (shumë oficerë u pushuan nga puna) dhe krijoi vende pune për vëllezërit e saj zezakë.

Pas epokës së Prohibicionit, gangsterë nga vende të tjera u përpoqën të shkelnin në territorin e kontrolluar prej saj. Por ajo refuzoi të lëshonte qoftë edhe 1 centimetër, madje as ndaj armikut të saj të betuar, Daç Shulcit.

Sent Kleri përfundimisht ia dorëzoi sipërmarrjen e saj kriminale kryezbatuesit të ligjit, Ellsuort Xhonson. Ai u bë i famshëm si “Kumbari i Harlemit”. Sent Kler vdiq në vitin 1969, por vazhdon të mbahet mend si “Mbretëresha” dhe “Madame Sent Kler”.

Griselda Blanko

Kush ishin 4 mafiozet më të famshme femra?

Bosja kolumbian i drogës Griselda Blanco kishte shumë nofka, si “Vejusha e Zezë” dhe “Gjyshja e Kokainës”. Gjatë disa dekadave, nga vitet 1970 deri në vitet 2000, Griselda ishte aktive në tregtinë e paligjshme të drogës midis Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ajo do të vriste këdo që do ta zemëronte” - tha më vonë një avokat amerikan për Griseldën. “Për shkak të një borxhi, sepse ata kishin gabuar me një dërgesë, apo sepse nuk i pëlqente mënyra se si e shikonin” - shtoi ai.

Griselda nuk i kryente vetë vrasjet. Me këtë merreshin ndihmësit e saj, Pistoleros. Blanko u qëllua për vdekje në vendlindjen e saj në vitin 2012. Në vitin 2024, aktorja kolumbiane Sofía Vergara luajti rolin e Griseldës (duke fituar shumë vlerësime) në serialin e Netflix me të njëjtin emër.

Ma Barker

Kush ishin 4 mafiozet më të famshme femra?

E lindur në Misuri të SHBA-së në vitin 1873, Ma Barker u bë me siguri famëkeqe, por a ishte ajo vërtet kumbara e pamëshirshëm e krimit? Shefi legjendar i FBI-së J.Edgar Huver mendonte se po.

Ai e quante gruan “si trurin kriminal më të egër, të rrezikshëm dhe të shkathët të dekadës së fundit”. Por një vështrim më i afërt i asaj që dimë në të vërtetë për jetën e Ma-së pikturon një pamje krejtësisht të ndryshme.

Ajo ishte nënë e disa anëtarëve të Bandës Barker-Karpis, një nga organizatat kriminale më të frikshme të epokës së Depresionit të viteve 1930. Megjithatë, nuk  ka prova të qarta se ajo ishte e përfshirë drejtpërdrejt në shkeljen e ligjit nga grupi.

Në vend të kësaj, duket shumë e mundshme që ajo thjesht i shoqëronte bijtë e saj, teksa ata udhëtonin nëpër Shtetet e Bashkuara për të kryer rrëmbimet dhe grabitjet e bankave.

Ma u vra nga agjentët e FBI-së në vitin 1935, dhe Huver dyshohet se i kishte ekzagjeruar mëkatet e saj, vetëm për të justifikuar autorizimin e atij shkëmbimi zjarrit vdekjeprurës për gruan.

Pupeta Mareska

Kush ishin 4 mafiozet më të famshme femra?

Asunta Mareska lindi më 19 janar 1935 pranë Napolit në një familje të shquar për lidhjen me krimin. Familja Mareska e fitonte shumicën e parave të tyre të paligjshme nga kontrabanda e cigareve. E quajtur kryesisht me nofkën “Pupeta” (kukull e vogël) për shkak të pamjes së bukur fizike, Asunta fitoi konkurs bukurie kur ishte ende adoleshente.

Në vitin 1955, ajo u martua me Paskuale Simonetin, një anëtar i Kamorras, një nga organizatat kryesore të mafies italiane. Muaj më vonë, Simoneti u vra me urdhër të rivalit të tij Antonio Espozito.

Teksa policia nuk dukej e gatshme që ta ndiqte penalisht Espoziton, Pupetta e mori çështjen në dorën e saj. Vetëm disa javë pas vdekjes së burrit të saj, Pupeta u hakmor duke e qëlluar për vdekje Espoziton. Zhurma mediatike që pasoi e bëri Pupetën një emër të njohur.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen e Espozitos dhe vuajti 10 vjet e 4 muaj nga një dënim fillestar prej 18 vjet burg. Më vonë, Pupeta filloi një lidhje romantike me baronin e drogës Umberto Amaturo. Thuhet se ajo mbështeti aktivitetet e tij kriminale dhe u akuzua për dy vrasje të tjera.

Pupeta ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare më 29 dhjetor 2021./ Përshtati "Pamfleti"

Lini një Përgjigje