
Qeveria gjermane i dorëzoi Ukrainës një grup tjetër ndihme ushtarake, duke përfshirë sistemet e antenave, dronët dhe municionet.
Lista e përditësuar është publikuar në faqen e internetit të qeverisë federale, transmeton Ukrinform.
Paketa e re përfshin një automjet inxhinierik të blinduar DACHS (gjithsej katër janë dhënë tashmë), 8 kamionë Zetros (më parë ishin siguruar 52), 8 sisteme antenash celulare (gjithsej 34 janë siguruar tashmë), 8 dronë zbulimi ( më parë ishin siguruar 26), 23.520 fishekë municion 40 mm (gjithsej 83.520 tashmë janë siguruar).
Ndihma ushtarake e transferuar vjen drejtpërdrejt nga industria gjermane.
Siç raportohet, Gjermania është furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën në Evropën kontinentale. Në veçanti, Gjermania transferoi 18 tanke Leopard 2A6 në Ukrainë.
SHBA-ja ka kaluar BE-në dhe shtetet e saj anëtare me ndihma. Ajo ka premtuar edhe një vëllim tjetër të ndihmave prej 37 miliardë euro. Ndihma e ofruar dhe e shpallur nga SHBA tani arrin shumën e përgjithshme prej 73.1 miliardë euro, kundrejt 54.9 miliardë eurove të BE-së. Ndërkohë, Ukrainës i është dorëzuar ose premtuar ndihmë prej mbi 128 miliardë euro. SHBA jep dy herë më shumë se BE-ja në tërësi, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.
Në përgjithësi, ndihma financiare për Ukrainën është zakonisht vetëm një pjesë e vogël e asaj që qeveritë shpenzojnë për të qetësuar krizën në vendin e tyre.
Vetëm Gjermania ka vendosur të ndajë më shumë se 250 miliardë euro subvencione që nga janari 2022 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe kompanitë.
Ndihma bilaterale e Gjermanisë për Ukrainën tani arrin në 6.15 miliardë euro. Në anën tjetër, qeveria federale shpenzoi 5.65 miliardë euro për të ashtuquajturin subvencion për uljen e çmimeve të karburanteve dhe për bileta mujore me çmim prej nëntë euro në muaj. Me këto dy masa, qeveria gjermane verën e kaluar zbuti goditjen e çmimeve për konsumatorët e shkaktuar nga çrregullimet në treg pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.
Por një pjesë e përmbledhjes së shpenzimeve përfshin 100 milionë dollarë për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë perëndimorë, të cilat Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi verën e kaluar.
Niveli i lartë i ndihmave u arrit prapë në nëntor, pas aksioneve të suksesshme dhe çlirimit të disa vendeve nga ushtria ukrainase në lindje dhe jug të vendit: Së pari me premtimin e BE-së për të mbështetur Ukrainën me ndihmë financiare në vitin 2023, e më pas edhe me paketën ushtarake të SHBA-së, kur Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi 37 miliardë euro ndihmë ushtarake në dhjetorin e kaluar. Nga kjo paketë do të jepen mbase edhe paratë e premtuara nga Presidenti i SHBA Biden në vlerë prej 500 milionë euro, për të cilat foli gjatë vizitës së tij në Kiev. Presidenti Biden tha gjatë kësaj vizite se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet "e palëkundur".
Lini një Përgjigje