Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se objektivat ushtarake amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohen “objektiva legjitime”, pas sulmit amerikan në ishullin Kharg.
Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar më herët se do të ndërmarrin hakmarrje për këtë sulm.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, Garda Revolucionare theksoi se e konsideron të drejtë legjitime mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, duke përfshirë goditjen e vendeve nga të cilat, sipas tyre, janë lëshuar raketat amerikane.
Sipas deklaratës, ndër objektivat e mundshme mund të përfshihen portet, doket dhe zonat ku janë të dislokuara forcat amerikane në disa qytete të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare u bëri thirrje banorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe që të qëndrojnë larg porteve, dokëve dhe zonave me prani të trupave amerikane, me qëllim shmangien e viktimave në rast të sulmeve të mundshme.
Lini një Përgjigje