TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Gusht 2025, 15:59

Lufta në prapaskenë: Pse Trump kërkon të kontrollojë Rezervën Federale?

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në prapaskenë: Pse Trump kërkon të kontrollojë

Nëse Trump do të arrijë ta zëvendësojë Cook me dikë që ai mund ta kontrollojë, ekuilibri brenda Rezervës Federale mund të ndryshojë rrënjësisht...

Donald Trump ka ndërmarrë një hap të paprecedentë drejt kontrollit absolut mbi ekonominë amerikane: përpjekja për të shkarkuar guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, ka tronditur qarqet financiare dhe juridike në SHBA, duke sinjalizuar një kthesë autoritare në mënyrën se si ish-presidenti synon të qeverisë ekonominë nëse rikthehet në pushtet.

Trump ka urdhëruar largimin e Cook me akuza për deklarata të rreme në një kredi hipotekore disa vite më parë, një pretendim që nuk është verifikuar nga asnjë hetim zyrtar dhe që vjen nga një besnik i tij, Bill Pulte, i emëruar në agjencinë e banesave.

“Kjo nuk është më një ekonomi e lirë tregu, por një skenar në stilin e Rusisë apo Turqisë,” ka komentuar një zyrtar i lartë financiar për The Guardian.

Trump po centralizon gjithçka

Ky nuk është rasti i parë. Më herët gjatë verës, Trump shkarkoi drejtuesen e Byrosë së Statistikave të Punës, pasi agjencia publikoi të dhëna të papërshtatshme për punësimin. Në vend të saj, ai emëroi një figurë pa asnjë kualifikim, por politikisht të përkushtuar ndaj tij – EJ Antoni.

Në sektorin teknologjik, Trump ka hyrë në marrëveshje të dyshimta me gjigantët Nvidia dhe AMD: lejimi për të eksportuar në Kinë në këmbim të 15% të të ardhurave të tyre. Një lëvizje që më shumë kujton doganat sovjetike sesa kapitalizmin amerikan.

Loja për pushtet brenda bankës qendrore

Në Bordin e Guvernatorëve të Fed-it, Trump tashmë ka vendosur disa prej njerëzve të tij: Michelle Boëman, Stephen Miran dhe Christopher Ëaller, ky i fundit kërkon të avancojë në krye të bankës. Nëse Cook zëvendësohet me një tjetër besnik të Trump, shumica në bord do t’i bindet direkt Shtëpisë së Bardhë.

Jay Poëell, kryetari aktual i Fed-it dhe një nga objektivat e preferuar të kritikës së Trump ("një gomar kokëfortë"), do të mbetej në minorancë në institucionin që ai drejton.

Pse kjo është alarmante?

Në shkurt 2026, Bordi i Fed-it vendos për drejtuesit e të gjitha 12 degëve rajonale të bankës, një hap kyç për kontrollin afatgjatë të politikës monetare të SHBA-së. Nëse Trump i emëron të gjithë, ai do të kishte mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt normat e interesit, kursin e dollarit dhe lëvizjet në Ëall Street për pesë vitet e ardhshme.

Qëllimi final: ta kontrollojë borxhin publik dhe të dominojë tregjet

Trump e ka bërë të qartë: kërkon ulje të normave të interesit pavarësisht presionit inflacionar, për të menaxhuar më mirë borxhin publik që po arrin nivele rekord. Ideja është që Fed të "detyrohet" të blejë borxhin e qeverisë, duke krijuar para, një taktikë që dikur e përdornin vetëm regjimet autoritare ose Italia e viteve ‘70.

Nëse kjo vijë politike konkretizohet, SHBA rrezikon të humbasë një nga shtyllat e saj më të fuqishme: pavarësinë e bankës qendrore dhe besimin e tregjeve ndërkombëtare. /Përshtatur nga "Corriere Della Sera"

Lini një Përgjigje