Bota26 Shkurt 2024, 22:29

Lufta në Ukrainë do krijojë grupe kriminale më të afta, më të pamëshirshme dhe më të armatosura

Shkruar nga Rafa De Miguel

Lufta në Ukrainë do krijojë grupe kriminale më të afta,

Kur deshifruan EncroChat, sistemin e fshehtë të komunikimit që përdornin mijëra kriminelë në mbarë botën për të biseduar me njëri-tjetrin. Franca ua shpërndau bisedat e gjetura shërbimeve të sigurisë të vendeve të prekura, në mënyrë që secili të mund t’i përdorte ato në hetimet e veta.

Luftërat janë gjithashtu edhe një terren testimi për kriminelët, të cilët dalin prej tyre shumë më të rrezikshëm dhe më të armatosur. “Disa kriminelë kibernetikë që veprojnë në Rusi dhe Ukrainë, kanë kaluar nga aktet kriminale tek sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Ata i kanë rritur aftësitë e tyre. Dhe teksa janë të përqendruar në përpjekjen për të shkaktuar sa më shumë dëme si pjesë e konfliktit të tyre më të gjerë, kur të kthehen tek krimet e zakonshme, do të jenë më të aftë dhe më të pamëshirshëm në atë që bëjnë”.

Njeriu që e bën këtë paralajmërim është Stephen Kavanagh, i cili mban aktualisht postin e Drejtorit Ekzekutiv për Shërbimet Policore në Interpol, zyrtari i dytë më i lartë pas Sekretarit të Përgjithshëm. Në fakt, ai kandidon për postin e lartë në organizatën ndërkombëtare të policisë, e cila do të mbajë në nëntor asamblenë e përgjithshme për përzgjedhjen e një drejtuesi të ri. Kavanagh pranoi të fliste për “El País” për sfidat e sigurisë me të cilat përballet bota.

Ne kemi parë tashmë prova të disa prej këtyre armëve që po shfaqen duke u shitur në rajone të tjera. Dhe kjo është diçka që do të ketë ndikim në Evropë, jo vetëm për 5, por për 15 apo edhe 20 vitet e ardhshme. Pra do të ketë kriminelë që do të jenë mirë të armatosur më mirë”, parashikon ai.

Përpara se të shërbente nën drejtuesin aktual të Interpol, Jürgen Stock, që është prej gati një dekade në krye këtij institucioni 100-vjeçar, Kavanagh punoi për 30 vjet në Neë Scotland Yard dhe për 5 vite të tjera si kreu i policisë së Essex.

Ai ka koordinuar luftën kundër terrorizmit, ka qenë përgjegjës për sigurinë e familjes mbretërore britanike, dhe ka drejtuar strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Dixhitale për t’u përballur me kriminelët, aftësitë e të cilëve janë përforcuar fuqishëm nga teknologjia. Kavanagh është një nga ata që besojnë tek Inteligjenca Artificiale (AI) si një mjet i aftë për t’i shndërruar përpjekjet e policisë në diçka rrënjësisht të ndryshme.

Unë mendoj se roli parësor i agjencive të zbatimit të ligjit është parandalimi i krimit. Neve na pëlqen t’i arrestojmë njerëzit e këqij, pasi të kenë bërë gjëra të këqija apo ta kenë dërguar në destinacion drogën. Por të parandalosh që këto krime të ndodhin, të ndalosh shkatërrimin e jetëve përmes armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore, është shumë më produktive”, thotë ai.

Detyra themelore e Interpolit, është të lidhë informacionin, të lidhë pikat, të sigurojë vizionin e përgjithshëm në luftën kundër krimit të organizuar, që shpeshherë humbet gjatë një këndvështrimi vetëm kombëtar. Kavanagh thotë se kjo është parë së fundmi me operacionet e mëdha kundër drogës në bregun perëndimor të Afrikës dhe në Irlandë.

Kur kërkohet aktivizimi i Interpolit, dhe kur ai është në gjendje të mbështesë vendet anëtare, në analizimin e të dhënave të komunikimit, të dhënave financiare, të dhënave të transportit e kështu me radhë, ne jemi në gjendje të krijojmë lidhje si asnjë organizatë tjetër në botë. Por sasia e informacionit, po merr tashmë një dimension të tillë, sa që ky rrjet mund të deshifrohet vetëm përmes makinerive të Inteligjencës Artificiale”, thekson Kavanagh.

Për këtë arsye, ai nuk heziton të mbrojë goditjen e madhe që i dhanë autoritetet e policisë franceze krimit, kur deshifruan EncroChat, sistemin e fshehtë të komunikimit që përdornin mijëra kriminelë në mbarë botën për të biseduar me njëri-tjetrin. Franca ua shpërndau bisedat e gjetura shërbimeve të sigurisë të vendeve të prekura, në mënyrë që secili të mund t’i përdorte ato në hetimet e veta.

Shumica e mesazheve lidheshin me trafikun e drogës, dhe forcat e sigurisë në të gjithë gjysmën e planetit u shtangën nga niveli dhe kompleksiteti i krimit, i cili ishte shumë më i thellë se sa mendonin ata. Organizatat kriminale, po kërkojnë tani që sistemi ndërkombëtar i drejtësisë të çaktivizojë këtë veprim, dhe të ndalojë një sistem të përgjimit pa dallim të komunikimeve pa autorizimin paraprak nga gjykata.

Pra, shumë nga këto krime nuk raportohen në një komisariat policie, ato mbeten të padukshme dhe të padëgjuara. Qoftë këto gjobat ndaj biznesit, abuzimi më fëmijët në internet, tregjet e zeza, krimet mjedisore apo ndotjes së ujit në Afrikë përmes proceseve të minierave ilegale, asnjëra prej tyre nuk raportohet”, thotë Kavanagh.

Dhe nuk s’kam asnjë dyshim që kolegët që dolën me atë koncept, kanë analizuar proporcionalitetin, kanë parë domosdoshmërinë, shkallën e krimeve, dhunimin e privatësisë, Por nga ana tjetër krimet nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar. Dhe nëse nuk përmirësojmë metodat tona të hetimit në mënyrë etike dhe proporcionale me sektorin e teknologjisë, dhe me këshillat e avokatëve, atëherë autoritetet e zbatimit të ligjit do të mbeten gjithnjë e më prapa krimit”, thekson numri 2 i Interpolit.

Rreziku i tensionit në Lindjen e Mesme

Kavanagh e njeh në vetë të parë kërcënimin e terrorizmit islamik, nga i cili vuan jo pak edhe Londra. Dhe ai e di se si aktivizohen këta “ujqër të vetmuar”, si i marrin idetë e tyre përmes forumeve dhe faqeve të internetit në skajet e tij më të errëta. Asgjë nuk i stimulon këto kërcënime më shumë se një tension global që polarizon shoqërinë.

“Me morinë e rrethanave tragjike që po shohim përtej Sahelit, në Jemen, Palestinë etj, do të ketë gjithmonë nga ata që i përdorin ato rrethana të tmerrshme për të përdorur emocionet e njerëzve dhe për t’i nxitur ata të bëjnë gjëra të përgjakshme dhe të tmerrshme. Pra, nuk duhet të jemi të vetëkënaqur”, paralajmëron ai.

Kualifikimet e Kavanagh për pozicionin për të cilin ai aspiron janë të padiskutueshme. Por ndërsa lavdërohet për neutralitetin e tij, Interpoli është gjithashtu një fushë lojërash politike. Kandidati brazilian, Valdecy Urquiza, po e nis garën me më shumë shanse për ta fituar, pasi institucioni ka qenë për shumë dekada nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Kina ka shprehur mbështetje të nënkuptuar për kandidatin brazilian. Por qeveria britanike, e cila ka parë një dobësim të bashkëpunimit të saj policor me Europolin pas një Brexit jo pak problematik, dëshiron që ta përforcojë rëndësinë e saj në arenën ndërkombëtare./Përshtati "Pamfleti" nga “El Pais”

ukraina