Bota21 Prill 2023, 09:42

Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë gabimisht qytetin e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë gabimisht qytetin e tyre

Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se një avion luftarak rus bombardoi aksidentalisht qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi la një krater rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 22:15 me orën lokale, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve. Një hetim është duke u zhvilluar. Fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi, ndërsa fotoja duket se tregon një makinë në çatinë e një ndërtese.

Belgorod një qytet me 370,000 banorë ndodhet rreth 40 km nga kufiri ukrainas. Është në veri të qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, dhe njerëzit kanë jetuar me frikën e bombardimeve ukrainase që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Avionët rusë fluturojnë rregullisht mbi qytet.

ukraina