Bota26 Mars 2023, 21:53

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Humbja e Moskës do të jetë garanci kundër agresioneve dhe krizave të reja

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Humbja e Moskës do të jetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se disfata e Rusisë në shkallë të gjerë do të jetë garanci kundër agresioneve dhe krizave të tjera, duke ftuar kështu vendet perëndimore ta ndihmojnë për t'i dhënë fund luftës.

“Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar shpirtërisht popullin tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.

Ndërkohë, pamjet filmike të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë shkatërrimet e mëdha në zonat e banuara të qytetit të rrethuar të Bakhmutit. Megjithatë udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë se e kanë zbehur ofensivën ruse përreth qytetit.

Gjenerali Valery Zaluzhniy tha se forcat ukrainase e kanë ulur ritmin e ofensivës ruse përreth qytetit Bakhmut, një objektiv i rëndësishëm i përpjekjeve të Moskës për të marrë plotësisht kontrollin e rajonit të industrializuar të Donbasit.

Ndërkohë Presidenti Vladimir Putin njoftoi të shtunën planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Udhëheqësi rus tha se masa vjen si reagim ndaj vendimit të Britanisë për t’i dhënë Ukrainës predha tankesh me përmbajtje uraniumi të varfëruar.

"Tashmë kemi transferuar në Bjellorusi sistemet tona të njohura, Iskander që janë shumë efikase. Më 3 prill fillojmë trajnimin e ekipeve dhe më 1 korrik do të përfundojë ndërtimi i objektit special ku do të mbahen armët taktike bërthamore”, tha Putin

zelensyk ukraina lufta