
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se njohja e shtetit palestinez është një "detyrim moral" dhe "kërkesë politike", por ka përmendur kushte specifike përpara konferencës së OKB-së më 18 qershor 2025, ku do të diskutohet zgjidhja me dy shtete.
Kushtet përfshijnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, çmilitarizimin e tij, mospjesëmarrjen në qeverisjen palestineze, reformimin e Autoritetit Palestinez, njohjen e Izraelit dhe të drejtës së tij për siguri, si dhe krijimin e një arkitekture sigurie rajonale.
Macron gjithashtu ka theksuar nevojën për një qëndrim më të ashpër të Evropës ndaj Izraelit nëse situata humanitare në Gaza nuk përmirësohet, duke sugjeruar mundësinë e sanksioneve dhe rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael. Ai shpreson që Izraeli të ndryshojë qasjen për të lejuar një përgjigje humanitare.
Franca, bashkë me Arabinë Saudite, do të bashkëkryesojë konferencën ndërkombëtare të OKB-së në New York nga 17-20 qershor. Spanja, Kanada dhe Britania e Madhe kanë sinjalizuar mundësinë e njohjes së shtetit palestinez.
Lini një Përgjigje