
Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio tha se SHBA po peshon nëse do të vazhdojë si ndërmjetës ose jo, lidhur me luftën në Ukrainë.
Diplomati më i lartë i SHBA-së deklaroi se “ne nuk mund të vazhdojmë t’i kushtojmë kohë dhe burime kësaj përpjekjeje nëse paqja nuk do të arrihet”.
Ai i dha ultimatum palëve, duke thënë se një marrëveshje mes Putin dhe Zelensky duhet të arrihet së shpejti.
“Java e fundit ka qenë me të vërtetë për të kuptuar se sa afër janë këto palë dhe a janë ato mjaft afër që të meritojë një investim të vazhdueshëm të kohës sonë si ndërmjetës”, u shpreh Marco Rubio.
Së fundmi, Rubio nuk tha se sa gjatë është e gatshme të presë SHBA për një marrëveshje paqeje.
Lini një Përgjigje