
E premtja shënoi ditën e fundit të fushatës elektorale në Turqi, përpara zgjedhjeve të 14 majit, të cilat do të vendosin për postin e presidentit të ri që do të udhëheq vendin.
Fushata këtë fundjavë nuk ka qenë e qetë, pasi është shoqëruar nga incidentet të ndryshme, duke filluar nga hedhja e gurëve, sulmet fizike ndaj punonjësve të zgjedhjeve dhe personave të armatosur që qëlluan zyrat e partisë opozitare.
Të gjithë kandidatët në garë kanë vijuar takimet e tyre, për të tërhequr pas vetes sa më shumë qytetarë. Në një nga tubimet e mbajtura, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi mbështetësit e tij për koston që do të kenë nëse humb zgjedhjet.
“Të dielën, ju duhet të mbroni kutinë e votimit për të mbrojtur ezanin, flamurin tonë dhe amanetin e dëshmorëve tanë. U bëj thirrje studentëve, grave, personave me aftësi të kufizuara dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mund të ketë një ndryshime në kutinë e votimit, por kostoja do të ishte shumë e rëndë”, tha Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan është përpjekur të mbledhë mbështetësit e tij përpara zgjedhjeve të së dielës, të cilat vënë në vijë stilin e tij islamik të qeverisjes në anëtarin më të madh me shumicë myslimane të NATO-s.
Partia më e madhe opozitare turke, Partia Popullore Republikane, mbajti gjithashtu një takim elektoral në Ankara. Ndërsa priten rezultatet për sfidën më të ashpër zgjedhore të qeverisjes dy dekadash të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Lini një Përgjigje