Bota15 Gusht 2023, 19:41

McGonigal arrin marrëveshjen me drejtësinë amerikane, pranon fajësinë: Kurrë nuk kam menduar të lëndoj FBI-në!

Shkruar nga Pamfleti
McGonigal arrin marrëveshjen me drejtësinë amerikane, pranon
Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal

Në gjykatë, McGonigal pranoi se mori para për të mbledhur informacione rreth konkurrentit të biznesit të Deripaska-s, në mënyrë që ta sanksiononte.

Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka pranuar akuzat se ka punuar për një oligark rus. McGonigal u deklarua sot fajtor për akuzën për pastrim parash dhe komplot për të shkelur sanksionet.

Ish-agjenti u përball me dy padi, një në Nju Jork dhe një në Uashington DC në janar të këtij viti pas një hetimi sekret të jurisë së madhe ndaj shefit të kundërzbulimit dhe konkretisht, marrëdhënies së tij me një përfaqësues të Oleg Deripaska, një oligark rus.

“Insider” shkruan se prokurorët federalë e akuzuan McGonigal për pastrim parash dhe dhënie të deklaratave të rreme në zbulimet e detyrueshme të punonjësve të tij në FBI. Ai u akuzua gjithashtu për marrjen e parave nga përfaqësuesi i Deripaska, i cili shkeli sanksionet ekonomike të SHBA kundër Rusisë.

Në gjykatë, McGonigal pranoi se mori para për të mbledhur informacione rreth konkurrentit të biznesit të Deripaska-s, në mënyrë që ta sanksiononte.

“Kurrë nuk kam menduar të lëndoj SHBA-në, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha ai në gjykatë me gjysmë zëri teksa falënderoi FBI-në dhe prokurorët.

Në gjykatë të martën, gjykatësi Rearden vuri në dukje se McGonigal po ndiqet penalisht edhe për një akuzë të veçantë në Uashington DC, në të cilën ai akuzohet se ka kërkuar një ryshfet prej 500,000 dollarësh për të ndihmuar në krijimin e një takimi midis SHBA-së dhe OKB-së. Rearden tha se dënimet e McGonigal mund të jenë të njëpasnjëshme.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, tha: "Ai ka një re të zezë të varur mbi të për një kohë të gjatë. Tani, me shpresë, retë kanë filluar të ndahen pak."

McConigal do të dënohet më 14 dhjetor.

charles mcgonigal