
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, ka marrë sot vendimin për të shpërndarë parlamentin. Vendimi i Gjukanoviçit vjen pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së re, Miodrag Lekiç nuk arriti të formonte shumicën brenda afatit të caktuar.
Gjithashtu edhe Dritan Abazoviç tentoi sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë FD dhe Demokratët, por për këtë nuk pati përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave ishin kundër.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit, data e saktë pritet të bëhet publike nesër.
Ndërkaq, më 19 mars në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë mes tyre edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviç.