Bota16 Mars 2023, 16:38

Polonia merr rolin e protagonistit në konfliktin e Ukrainës, gati të furnizojë Kievin me avionë luftarakë

Shkruar nga Pamfleti

Polonia merr rolin e protagonistit në konfliktin e Ukrainës, gati

Presidenti polak, Andrzej Duda është shprehur i vendosur për të dërguar në Ukrainë katër avionë luftarakë MiG-29 në ditët në vijim, duke u bërë vendi i parë i NATO-s që e bën këtë.

Varshava ka marrë drejtimin midis aleatëve të NATO-s në furnizimin e Kievit me armë të rënda, ata  ishin të parët që miratuan dërgimin e tankeve dhe tani po bëhen sërish protagonist me dërgimin e avionëve luftarak.

“Kur bëhet fjalë për avionët MI-29, të cilët ende operojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, është marrë një vendim në nivelet më të larta, mund të themi me besim se po dërgojmë MIG në Ukrainë. Ne kemi rreth një duzinë MIG-sh që i kemi marrë në vitet '90 të marra nga Republika Demokratike Gjermane dhe janë funksionale dhe luajnë një rol në mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore. Ata janë në fund të jetës së tyre operacionale, por janë ende funksionale. Në ditët në vijim do t'i dorëzojmë Ukrainës katër avionë, makinat e mbetura janë duke u servisuar dhe përgatitur për dorëzim. Ne do t'i zëvendësojmë ato me dërgesa të FA-50 të Koresë së Jugut dhe F-35 amerikane”, tha presidenti polak.

Duke folur në një konferencë shtypi në Varshavë, së bashku me homologun e tij të ri çek Petr Pavel, presidenti polak shprehu mbështetjen e tyre të përbashkët dhe të palëkundur për Kievin.

Republika Çeke dhe Polonia janë vende që janë në pararojë absolute kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, si në nivel humanitar ashtu edhe në atë ushtarak,” tha Presidenti Duda.

 

polonia ukraina avion ushtarak