TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2026, 19:04

Muhalebi, bakllava, patëllxhanë dhe role lakre, zbulohet menyja me të cilën Erdogan priti Mitsotakis-in

Shkruar nga Pamfleti
Muhalebi, bakllava, patëllxhanë dhe role lakre, zbulohet menyja me
Erdogan & Mitsotakis

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shtroi një darkë zyrtare në Pallatin Presidencial në Ankara në nder të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, pas takimit që zhvilluan në kryeqytetin turk.

Sipas informacioneve nga mediat greke, menuja përfshinte gatime tradicionale turke. Darka nisi me angjinare me salcë kerri, qofte tradicionale, djathë tulum dhe gjalpë.

Më pas u servirën patëllxhanë, lakra të mbushura me gështenja, “piruhi” me gjalpë, djathë “kes”, sallatë me arra dhe barishte të Egjeut, si dhe sallatë kopshti me purslane dhe salcë me shije limoni.

Në pjatat kryesore përfshiheshin brinjë viçi të shoqëruara me pilaf me shafran, bajame dhe asparag në skarë. Menuja përfshinte gjithashtu kebab Urfa dhe brinjë qengji.

Për ëmbëlsirë u shërbye parfe me bajame të hidhura dhe ananas, i shoqëruar me fruta të stinës, si dhe një përzgjedhje ëmbëlsirash tradicionale turke, përfshirë bakllava me arra, fistik dhe muhalebi.

Darka u zhvillua në kuadër të vizitës së Mitsotakis në Ankara për mbledhjen e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë.

mitsotakis erdogan

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po duart i kane para se të hanin!? ????

    Lini një Përgjigje