Bota 4 Dhjetor 2023, 14:40

Ndihmoi organizatorin të arratiset pas vrasjeve në Maqedoni, avokati: Nuk kam dijeni, e çova në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmoi organizatorin të arratiset pas vrasjeve në Maqedoni, avokati:

Vasko Stojkov, avokati i Lupço Palevski, personit i cili dyshohet se fshihet pas dy rrëmbimeve dhe vrasjeve në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat se e ndihmoi të pandehurin të arratiset.

Stojkov është distancuar nga ngjarja, duke thënë se ai nuk kishte dijeni për vrasjet dhe e ka shoqëruar deri në Beograd për të përkthyer dokumentet e një veture që të udhëtonte jashtë shtetit.

“Më kërkoi ta dërgoj në Beograd pasi nuk ka veturë dhe nuk ka mundur të gjejë noter për t’i përkthyer dokumentat e një veture tjetër që të udhëtojë jashtë shtetit. Unë nuk kam lidhje me këtë. Unë vetëm e di se më kërkoi të shkoj në Beograd, për disa kontrolla të caktuara me termin. I thashë se do ta dërgoj atje, pasi nuk kam ditur asgjë në lidhje me vrasjet”, ka thënë Stojkov.

Gjithashtu ai tregoi dhe arsyet pse organizatori i rrëmbimit qëndroi në Beograd.

“Ai mbeti në Beograd pasi më tha se ditën e nesërme ka vizitë tek mjeku. Nëse është gjithçka në rregull, do të kthehet në Maqedoni, nëse ka komplikime do të shkojë në Turqi. Kur erdha në Maqedoni, në kufi policia më kontrolloi të tërin dhe ju tregova gjithçka që dija, pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur”, tha Stojkov për TVTelma, duke shtuar se tashmë është në Maqedoni unë jam avokat dhe të gjithë kemi përgjegjësi para shoqërisë dhe normalisht se do të informoja organet, nëse do dija diçka.

Të dyja rrëmbimet dyshohet se u kryen nga i njëjti grup në përbërje të të cilit ishin tre të arrestuarit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski. I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës.

Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale. Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.

 

vrasje ne maqedoni avokati beograd arratisje organizator