Trump, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, ku u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Pas pritjes, dy liderët zhvilluan një takim dypalësh, ku Trump komentoi marrëdhëniet me aleatët evropianë, raportin me Giorgia Melonin, luftën në Ukrainë, praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur nga samiti i NATO-s që po zhvillohet në Ankara, ku gjatë takimit dypalësh me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan komentoi marrëdhëniet e Uashingtonit me aleatët evropianë dhe vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë.
Trump e cilësoi Turqinë si një nga partnerët më të besueshëm të SHBA-së, ndërsa kritikoi Italinë, Francën dhe Gjermaninë për qëndrimin e tyre ndaj Uashingtonit.
"Turqia është më besnike se shumë vende të tjera. Italia, Franca dhe Gjermania na kanë kthyer shpinën", deklaroi presidenti amerikan në fillim të bisedimeve me Erdogan.
Ai ka folur edhe lidhur me marrëdhënien e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Trump e ka cilësuar si "një person të mirë", pavarësisht kritikave që i adresoi së fundmi në rrjetin social Truth Social, ku la të kuptohej me ironi se i duhej një urdhër kufizues ndaj saj.
Trump foli gjatë një deklarate përkrah presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, ku po mbahet samiti i NATO-s i këtij viti.
"Mendoj se ajo është një person i mirë. Në fakt, kemi pasur një javë të mirë. Patëm një marrëdhënie të mirë. U përkeqësua pak sepse ajo refuzoi të na ndihmonte përsëri", tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se, sipas tij, Meloni gaboi me vendimin për të mos përfshirë Italinë në mbështetjen e operacioneve kundër Iranit.
"Mendoj se ajo është një person i mirë, në fakt. Por mendoj se bëri një gabim", deklaroi Trump.
Ai theksoi gjithashtu se nuk kishte ushtruar presion të madh ndaj kryeministres italiane për këtë çështje, por pranoi se vendimi i saj ndikoi në raportet mes tyre.
"Nuk i bëra një presion të fortë. Kur ajo refuzoi që Italia të përfshihej, kjo e prishi pak marrëdhënien time me të", u shpreh presidenti amerikan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur edhe për luftën në Ukrainë, marrëdhëniet me Evropën dhe praninë ushtarake amerikane në kontinent, gjatë takimit të tij dypalësh me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, ku po zhvillohet samiti i NATO-s.
Duke komentuar luftën në Ukrainë, Trump tha se beson se si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit.
"Mendoj se si Zelensky ashtu edhe Putin duan të arrijnë një marrëveshje. Është për të ardhur keq që po zgjat kaq shumë. Pata një bisedë shumë pozitive dhe të gjatë me Presidentin rus Putin dhe një me Zelenskyn më pas. Mendoj se do ta zgjidhim luftën, shpresojmë së shpejti", deklaroi Trump.
Presidenti amerikan pritet të zhvillojë bisedime edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kuadër të samitit të NATO-s.
Trump e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë një nga premtimet kryesore të mandatit të tij të dytë presidencial dhe ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se një marrëveshje paqeje është e arritshme.
Gjatë deklaratës së tij, Trump foli edhe për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Evropë, duke lënë të hapur mundësinë e një tërheqjeje.
"Ne mund të tërheqim të gjitha trupat tona nga Evropa", u shpreh presidenti amerikan.
Ai lëshoi gjithashtu një paralajmërim për vendet evropiane lidhur me politikat për emigracionin dhe energjinë, duke argumentuar se këto janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet kontinenti.
"Siç ndoshta e keni vënë re, Evropa është një vend shumë i ndryshëm nga ç'ishte njëzet vjet më parë, shumë i ndryshëm, dhe do të bënin mirë t'i kushtonin vëmendje imigracionit dhe energjisë. Nëse nuk u kushtojnë vëmendje këtyre dy gjërave, nuk do të kemi më një Evropë", deklaroi Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment kur samiti i NATO-s po zhvillohet mes diskutimeve për luftën në Ukrainë, sigurinë evropiane, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe të ardhmen e angazhimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në kontinent.
Per kete trampin burra te mire jane Putin,Xi In Ping, Kim Young, Erdogan.