Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti të martën se dëshiron që Grenlanda të vihet nën kontrollin e SHBA-së, duke argumentuar se ishulli ka rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare amerikane. Deklaratat u bënë gjatë një takimi dypalësh në kuadër të Samitit të NATO-s në Ankara.
"Do të doja që Shtetet e Bashkuara ta kontrollonin Grenlandën. Megjithatë, kjo do të dëmtonte marrëdhëniet e mia me NATO-n", tha Trump.
Presidenti amerikan kritikoi Danimarkën, duke thënë se nuk ka investuar mjaftueshëm në Grenlandë dhe se rëndësia e territorit është rritur për shkak të pranisë në zgjerim të Kinës dhe Rusisë në Arktik.
"Grenlanda nuk i sjell përfitime Danimarkës. Danimarka nuk shpenzon para për ta zhvilluar atë, por për Shtetet e Bashkuara është një pjesë shumë e rëndësishme", u shpreh ai.
Në përfundim, Trump shtoi se "Grenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka".
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan shpreh ambicie për Grenlandën. Më herët ai kishte refuzuar të përjashtonte përdorimin e forcës për marrjen e kontrollit të ishullit, ndërsa në fillim të këtij viti propozoi një marrëveshje afatgjatë me Danimarkën. Megjithatë, zyrtarë të administratës amerikane kanë vijuar të theksojnë se Grenlanda mbetet një objektiv me rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Lini një Përgjigje