Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit përbëjnë “një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare” dhe paralajmëroi për pasoja të rënda për sigurinë rajonale dhe globale nëse nuk arrihet një armëpushim i menjëhershëm.
Sipas mediave turke, përfshirë Daily Sabah, Erdogan theksoi se Ankaraja do të shtojë përpjekjet diplomatike deri në vendosjen e një armëpushimi dhe rikthimin e qetësisë në rajon. Ai i bëri këto deklarata gjatë një darke iftar të organizuar në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
Presidenti turk u bëri thirrje SHBA-së, Izraelit dhe të gjitha palëve të përfshira që të ndalin menjëherë armiqësitë dhe të rikthehen në dialog. Ai paralajmëroi se “pas dyerve të mbyllura po përgatiten skenarë të fshehtë dhe llogari të rrezikshme” që mund të destabilizojnë më tej rajonin.
Erdogan theksoi se Turqia është e përgatitur të menaxhojë krizën falë përvojës së institucioneve të saj dhe strukturave të sigurisë. Ai bëri thirrje për unitet kombëtar dhe solidaritet, duke nënvizuar rëndësinë e një politike të jashtme aktive, një ekonomie të qëndrueshme dhe një industrie të fortë të mbrojtjes për të përballuar sfidat aktuale.
“Ne njohim mirë çdo grackë, çdo llogari të fshehtë dhe ambiciet që qëndrojnë pas tyre. Turqia do t’i përballojë këto sfida me vendosmëri, duke garantuar stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë,” deklaroi ai.
Presidenti turk njoftoi se Ankaraja ka intensifikuar kontaktet me liderë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, si dhe drejtuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Arabisë Saudite, Gjermanisë dhe NATO-s, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit.
Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat në Iran dhe theksoi solidaritetin me popullin iranian, duke përsëritur se vetëm një armëpushim i shpejtë mund të shmangë zgjerimin e konfliktit dhe destabilizimin e mëtejshëm të Lindjes së Mesme.
Lider mos e tepro me Izraelin,mos bej te fortin, as te diturin e dinakun, ato mbajne shenim çdo gje, jane 10 hapa para, diten me te bukur, atehere kur se pret, te ben gjemen. Netanjahu nuk eshte Imamoglu, as Mitcotaçis.
Mos bej strategun e njeanshem se Turqia ka histori….!!
Arben! Ti je zëdhënës i Netanjahur? Ti i bën shantazh Erdoganit? A mund të përgjigjesh?. 1. Goditja për eleminimin e Komeinit dhe drejtuesve të tjerë të Iranit , ndodhi para njoftimit të Presidentit të SHBA? 2.Meqë Izraelitët kishin të dhëna të sakta mbi vendndodhjen dhe aftësitë dhe kapacitetet për të goditur në shënjë, sikurse ndodhi, atëhere pse kjo nuk funksionoi, por u godit shkolla fillore në Iran dhe u vran dhe u plagosën mbi 100 nxënës? Kjo ka një shpjegim. Benjamin Netanjahu e bëri fakt, e bëri proçkën dhe ja futi Donald Tramp. Nuk jam zëdhënës i Erdogan por, në perceptimin tim, Erdogan nuk vesh fustan që mos ta gjejë Netanjahu. E njeh apo se njeh gjykatën ndërkombëtare për krime lufte, Rusia ka kryer krime lufte në Ukrahinë, Netanjahu në Gaza dhe Netanjahu në Iran. Lus Zotin që sygjerimi i Erdogan të shqyrtohet në SHBA, në Iran dhe ti jepet fund luftës. Lufta në Iran, është luftë e Izraelit, nuk është luftë e SHBA.