TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2026, 22:59

Negociatat për fundin e luftës në Ukrainë, SHBA i jep prioritet Lindjes së Mesme; shtyhet sërish takimi trepalësh

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat për fundin e luftës në Ukrainë, SHBA i jep
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shtyrjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe, Ukrainë-Rusi-SHBA për zgjidhjen e luftës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Sipas Zelensky-t, i cili foli pas vizitës së tij në Francë, tha se negociatorët amerikanë nuk mundën të largoheshin për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, konkretisht luftës me Iranin që ka shpërthyer dhe ka tërhequr vëmendjen e plotë të Uashingtonit.

Bisedimet e planifikuara fillimisht për datat 5-9 mars, fillimisht në Abu Dhabi, por të pamundura për shkak të sulmeve iraniane, u shtynë në propozim të SHBA-së.

Më pas, raundi tjetër u planifikua për 10-11 mars në Turqi, por u shty sërish për javën tjetër, pra pas 13 marsit 2026, për të njëjtën arsye, prioriteti i SHBA-së është kriza me Iranin.

Rusia ka shprehur pakënaqësi për mbajtjen e bisedimeve në SHBA dhe ka sugjeruar alternativa si Zvicra ose Turqia. Zelensky ka theksuar se Ukraina është gati për negociata "në çdo moment", por varet nga SHBA si palë organizuese.

Situata mbetet fluide: bisedimet pritet të rinisin së shpejti ndoshta javën e ardhshme, por lufta në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e negociatave për Ukrainën.

 

zelensky bisedime

Lini një Përgjigje