
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se njohja e fundit nga disa vende perëndimore e shtetit palestinez nuk do ta detyrojë Izraelin ta pranojë atë realitet.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Netanyahu tha i prerë se një shtet palestinez nuk do të krijohet.
"Kapitullimi i turpshëm i disa udhëheqësve ndaj terrorit palestinez nuk e detyron Izraelin në asnjë mënyrë. Nuk do të ketë shtet palestinez", tha zyra e kryeministrit izraelit në postimin e saj në Platformën X.
Prime Minister Benjamin Netanyahu:
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) September 24, 2025
The shameful capitulation of some leaders to Palestinian terror does not obligate Israel in any way. There will be no Palestinian state.
Udhëheqës nga dhjetëra vende morën pjesë të hënën në një konferencë në Kombet e Bashkuara "mbi zgjidhjen me dy shtete" dhe shumë vende njohën shtetin e Palestinës, duke bërë një kthesë historike diplomatike, pothuajse dy vjet pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës.
Lini një Përgjigje